Details

Fillimi i vitit të ri shkollor

3 Tetor, 2022 

Edhe pse u vonuam, dhe jemi me vonesë për ju, pothuajse një muaj, ne sot kemi filluar fillimin e vitit të ri shkollor.
Në një ditë si kjo është shumë e mundur të flasësh, por e vështirë të dëgjohesh nga pëshpërimat dhe copëzat e fjalëve që mbyten nga gumëzhimat e qindra nxënësve që mbushin oborrin, të lumtur, disi të hamendësuar por dhe me shumë kuriozitet për atë që i pret më tej.

Kjo është kënaqësi e papërshkrueshme dhe emocion i veçantë të shohësh kaq ngjyrshmëri fatosash dhe fëmijësh që presin të përsosin veten e tyre ndaj shoqërisë dhe atdheut.

Ne, jemi këtu të ju themi se ju nuk jeni vetëm, ne jemi pjesë e juaja. Kështu shiqojeni shkollën si një trampolinë drejtë ëndrrave tuaja. Bashkë do ndajmë shumë objektiva dhe sfida që do ndërmarrim të tilla si kuize, konkurse, festë të Abetares dhe plot e plot të tjera që do kënaqemi gjersa rrugëtojmë bashkë drejt së ardhmes suaj të ndritur!

E ardhmja që shënohet sot, i themi ne kësaj dite që manifeston lumturinë dhe energjinë e dinamizuar të fëmijëve që presin të ulen në bankat e shkollës së tyre.

Të ndarit e çdo dite së bashku në një mjedis më shumë se heterogjen nën qëllimin madhor të edukimit ka vështirësitë e veta, por kur dëshira dhe vullneti janë të hekurt, përsosja dhe afirmimi është mëse mision i përfunduar.

Mirësevini në shkollën tuaj, më të dashurit nxënësit tanë!

Ne kemi bërë rregullimin e shkollës në përgjithësinë e tij dhe sot i`u ofrojmë kushte më të mira mësimnxënie dhe dashuri të pafund me punën tonë drejt edukimit tuaj.

Jeni shumë, aty janë shumë emra, ne mezi presim të ju njohim veçmas secilin prej jush, e këtë do t`a bëjmë prej sot kur u takuam dhe deri nesër kur do arrini të dilni nga kjo shkollë me plot krenari dhe përsosje njerëzore, edukative dhe arsimore.

JU DUA SHUMË PËLLUMBAT E MI!

INFORMATA TJERA 

SHFMU “Jeronim de Rada” e ka përmbyllur suksesshëm vitin shkollor

SHFMU “Jeronim de Rada” e ka përmbyllur suksesshëm vitin shkollor

18-07-2024
Me angazhim të jashtëzakonshëm, përgjegjësi të lartë dhe punë të dobishme nga ana e Drejtorisë së shkollës, mësimdhënësve, prindërve dhe stafit tjetër mbështetës, kemi arritur të përmbyllim me sukses këtë vit shkollor. Vatra jonë e diturisë, çdo ditë e më shumë, po shndërrohet në një lider të pamohueshëm ndër institucionet arsimore, duke na dhënë motivim të vazhdueshëm për arritje edhe më të larta.Pjesëmarrja e nxënësve tanë në gara të ndryshme, aktivitete sportive dhe grupe debati është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë të palëkundur në shkollën “Jeronim de Rada”. Sukseset e njëpasnjëshme, medaljet e shumta dhe triumfet e nxënësve tanë në çdo arenë, janë prova të punës tonë të palodhur dhe përkushtimit maksimal.Në përfundim të vitit shkollor, nxënësit e klasave të pesta na kanë dhuruar një program të jashtëzakonshëm, plot me imazhe shembullore që tregojnë se si ruhen dhe çmohen vlerat atdhetare në çdo kohë. Në videon në vijim do të mund të shihni këtë program të bukur që do të mbetet një kujtim i paharrueshëm për të gjithë. 
Read more
Organizohet ekspozita - "Ekspozita ime" nga aktivi i klaseve te IV

Organizohet ekspozita - "Ekspozita ime" nga aktivi i klaseve te IV

05-12-2023
 “Ekspozita ime” zbukuron këndet e shkollës “Jeronim de Rada”. Qindra duar të vogla të nxënësve të klasëve të IV-ta janë angazhuar për ta krijuar këtë ekspozitë të bukur në këndin e hyrjes së shkollës “Jeronim de Rada”. Në kuadër të lëndës Shkathtësi për jetë tek njësia -Ne qepim, thurim dhe qëndisim, këto mendje të vogla kreative kanë krijuar mrekullitë e tyre dhe të gjitha punimet bashkë i kanë dhënë ngjyra të bukura këto ditë shkollës sonë. Mësueset bashkë me nxënësit thonë se aktivitetet e tilla kreative do të jenë më të shpeshta.
Read more
Shkolla “Jeronim de Rada” triumfuese në garat e ping-pongut

Shkolla “Jeronim de Rada” triumfuese në garat e ping-pongut

19-12-2023
 Shkolla “Jeronim de Rada” triumfuese në garat e ping-pongut Dy vendet e para në kategorinë e djemëve dhe vajzave në garën e ping-pongut në Ferizaj i kanë fituar nxënësit e shkollës “Jeronim de Rada”. Gara është organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor ku konkurenca ishte mjaft e ngushtë. Talentët triumfues në ping-pong i ka uruar Drejtoria e Shkollës duke u uruar suksese edhe më tutje, ndërkaq është theksuar se vendet e para nga nxënësit tanë, tashmë janë bërë traditë e shkollës. Nxënësit pjesmarrës që fituan vendet e para janë: Ajola Behluli, Maxhira Sojeva, Sara Behluli në konkurencën e vajzave, kurse nga djemtë: Albes Behluli, Mars Rexhepi dhe Olt Behluli.
Read more
Ora letrare per nder te Dites se Flamurit

Ora letrare per nder te Dites se Flamurit

30-11-2023
 Shënimi i 111 vjetorit të Festës së Flamurit Festat e Nëntorit i përmbyllëm me një orë letërare të përcjellura me poezi, recitime e këngë nga kori i shkollës. Kjo festë e kjo orë letrare u bë edhe më madhështore me fitoren e dy nxënësve të kësaj shkolle në garat e matematikës ku me këtë rast drejtoresha e shkollës Servete Hajrullahu uroi për festat e Nëntorit, i uroi edhe arsimtarët për punën dhe angazhimin në gara ndërsa nxënësve iu ndau nga një shpërblim simbolik. Në emër të shkollës sonë "Gëzuar Festën e Flamurit, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit dhe daljen e parë para qytetarëve të UÇK-së!"
Read more
Aktivitetet per nder te 28 nentorit

Aktivitetet per nder te 28 nentorit

30-11-2023
 Festa e 28 Nëntorit ka vazhduar në shkollën tonë Për këtë festë madhështore shkolla jonë ka vizituar Teatrin Adriana në Ferizaj me një grup të nxënësve dhe arsimtarëve të lëndës së Gjuhës shqipe ku i priti me shumë rrespekt drejtori i kësaj qendre z. Fatmir Hyseni cili i njoftoi nxënësit për punën dhe angazhimet në teatër. Z. Hyseni iu përgjigj edhe disa pyetjeve të bëra nga nxënësit , ku shtohej kurreshtja për njohuri edhe më të shumta për teatrin.
Read more
Web grupi 2023/24

Web grupi 2023/24

08-11-2023
Grupi për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e webfaqes së shkollës Në ShFMU “Jeronim de Rada” këto ditë është formuar grupi për menaxhimin dhe mirëmbajtjen e webfaqes së shkollës. Në këtë adresë do të pasqyrohen aktivitete dhe punime nga më të ndryshmet dhe në vazhdimsi do t’u ofrohen publikut informacione të rëndësishme. Anëtarët e këtij ekipi janë: Shqipe Ademi Shabani -Bibliotekiste e shkollës Merita Hashani -Arsimtare e Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe Luljetë Uka- Arsimtare e Gjuhës Angleze Valbona Vata- Mësuese Urim Veselaj - Anëtar i Këshillit Drejtues Ylli Reshani - Nga Këshilli i Nxënësve, Era Berisha - Nga Këshilli i Nxënësve, Altuna Zejna - Nga Këshilli i Nxënësve, Olti Qosa - Nga Këshilli i Nxënësve. Kjo dritare e re e informacioneve për shkollën tonë do të plotësohet çdo ditë e më shumë , prandaj presim edhe bashkëpunimin e të gjithë mësimdhënësve e prindërve duke na sugjeruar ide e propozime të reja për të qenë kjo faqe e dashur dhe e kompletuar për të gjithë.
Read more
Garat ne matematike

Garat ne matematike

30-11-2023
Nxënësit e shkollës “Jeronim de Rada” më të suksesshmit në garën e matematikës Në garën e matematicientëve të rinjë e cila u mbajt të shtunën në nivel komunal, nxënësit e ShFMU “Jeronim de Rada” arritën rezultate të shkëlqyera në mesin e shumë nxënësve garues. Nxënësi i klasës së IX -2 Euron Bytyqi ka marrë vendin e parë në kuadër të klasëve të IX-ta. Nxënësi i klasës VIII-1 Ledri Nuha ka marrë vendin e dytë në këtë kategori. Dhe nxënësja Lira Zhinipotoku nga klasa VII-1 ka marrë vendin e tretë ne mesin e nxënësve të klasëve të VII-ta. Ky sukses ka gëzuar drejtorinë, mësimdhënësit dhe të gjithë nxënësit e shkollës edhe për faktin se jemi shkolla me rezultatet më të mira në kuadër të këtyre garave të matematikës.
Read more
Matematicientet

Matematicientet

27-11-2023
Me 24 nëntor 2023 grupi i matematikës në kuadër të shkollës “Jeronim de Rada” nga klasa e VI deri në klasën e IX-të për nder të festës së Flamurit ka realizuar një projekt interesant dhe e ka titulluar “Matematicientët e trojeve shqiptare”. 
Read more

Sqarim - 14 tetor 2022

13-10-2022
Me datë 14.10.2022, Drejtoria e Shkollës SH.F.M.U “Jeronim de Rada” bën këtë: SQARIM Deri më sot nuk është reaguar nga ana jonë lidhur me ngjarjen e fundit të publikuar në media të fëmiut parashkollor me inicialet E. I., për arsye që kemi pritur që t’i analizojmë të gjitha rrethanat lidhur me rastin. Ne si staf menaxherial i shkollës, evidentojmë mbi rastin se fëmiu ka vijuar mësimin për pothuajse dy ditët e para të vitit shkollor (me datë 03 dhe 04 tetor 2022). Në grupin e parë të parafillorëve, pjesë e të cilit ishte edhe nxënësi E. I., procesi mësimor fillonte prej orës 10:00. Edukatorja e grupit znj. Luljeta Beqiri kishte njoftuar nënën e fëmiut lidhur me rregulloren e brendshme të shkollës, dhe me ç`rast i ka sygjeruar asaj që të bisedojë me drejtoreshën e shkollës lidhur me pikën që binte ndesh norma e rregullit shkollor dhe fëmiut të saj, e që në fakt kishte të bënte me flokët e gjata të të birit të saj. Më pas kësaj, Drejtoresha e Shkollës ka takuar prindin e fëmiut dhe me ç`rast i ka prezantuar rregulloren e shkollës, duke i potencuar faktin se kjo si rregullore është përpiluar, shqyrtuar, analizuar dhe vendosur nga Këshilli Drejtues i Shkollës. Mbi këtë parantezë, drejtoresha ka elaboruar prindin se rregullorja ka vite që është mishëruar me përfaqësimin e kësaj shkolle dhe se janë organet e shkollës ato që vendosin se si duhet të jenë rendi, kodi etik, moral dhe ai i përfaqësimit të nxënësit brenda shkollës sonë. Sa për të informuar publikun, rregullorja e brendshme e shkollës është përpiluar vite përpara dhe është trashëguar mandat pas mandati në Këshillet Drejtuese të Shkollës, dhe si e tillë është pranuar dhe respektuar nga i gjithë stafi mësimor dhe menaxherial në shkollë. Rregullorja ka qenë dhe është (deri në ndryshimin e kërkuar në procesverbalin e datës 13.10.2022 nga Inspektoriati i Punës brenda afatit kohor të caktuar) publike e ekspozuar në secilën klasë mësimore dhe në zyret e stafit menaxherial. Megjithatë, ne si drejtori me përgjegjësi të lartë morale garantojmë që qëllimi i rregullores ishte që në maksimumin e saj t’i shërbente shkollës mbi kodin etik të sjelljes dhe paraqitjes së nxënësit, ishte gjithpërfshirëse, e aspak cënuese në karakterin personal të askujt në cilëndo pozitë shoqërore brenda dhe jashtë shkollës. Gjithashtu, me qëllimin e pasurimit të rregullores së brendshme të shkollës, unë si drejtoreshë kam kërkuar që në mbledhjen e mbajtur me datë 20.02.2019 (shih: dëshmia e procesit verbal) mes anëtarëve të Këshillit Drejtues së Shkollës, njëra ndër pikat e rendit të ditës, saktësisht pika 2. e saj të jetë: “Rishikimi i rregullores së kodit etik për nxënësit”, gjë e cila është e dokumentuar edhe në përmbajtje të procesverbalit të asaj dite, ku po ashtu në të njejtin procesverbal pas mbajtjes së mbledhjes është evidentuar vendimi mbi këtë pikë të rendit të ditës i cituar sikurse vijon: “Në pikën e dytë u rishikua rregullorja e shkollës dhe u vendos kjo rregullore të mos ndryshohet, por të rrespektohet dhe të zbatohet në përpikmëri”. Këtë mund ta dëshmojnë edhe anëtarët pjesëmarrës në mbledhjen e atëhershme. Kjo pikë e rendit të ditës ishte pjesë e diskutimeve edhe të mbledhjeve të mëhershme të KDSH-së, edhe para vitit 2019, kështu që kjo rregullore nuk është diçka e re apo e panjohur përmbajtja e saj. Ndërkaq, me datë 13.10.2022, kemi pranuar procesverbalin e mbajtur gjatë inspektimit tematik me qëllimin e inspektimit “ Shqyrtimi i rastit të publikuar në media mohimin (largimin) e fëmiut 5 vjeçar nga procesi mësimor në shfmu “ Jeronim de Rada”, ku me këtë procesverbal kemi marrë rekomandimin që Drejtoria e Shkollës në koordinim me Këshillin Drejtues të Shkollës të rishikojmë rregulloren e shkollës dhe të bëjmë ndryshimet e nevojshme në rregulloren e shkollës, prandaj menjëherë do të bëhet koordinimi në mes Drejtorisë dhe Këshillit Drejtues së Shkollës që brenda afatit kohor të përcaktuar në procesverbal të bëjmë ndryshimet e nevojshme. Gjithashtu, sigurojmë që prindi i fëmiut është lajmëruar për kthimin e fëmiut në shkollë nga personeli i shkollës, përkatësisht nga sekretarja e shkollës Albulena Ahmeti. Vlenë të ceket që në shkollën tonë është funksionale hierarkia e adresimit dhe shqyrtimit të ankesave nga të gjitha palët e interesit në shkollë. Shkolla ka edhe komisionin e veçantë për shqyrtimin e ankesave, të cilat adresohen në kutitë e ankesave, kuti këto të cilat ndodhen në të gjitha hapësirat e shkollës. Përveç kësaj, çasja direkte me stafin menaxherial të shkollës nuk ka munguar asnjëherë, duke ofruar asistencë dhe gatishmëri të plotë për t’u përgjigjur në të gjitha shqetësimet dhe ankesat e adresuara. Mu për shkak të këtyre mundësive për adresimin dhe shqyrtimin e shqetësimeve dhe ankesave nga ana e pjesmarrësve në shkollë, asnjëherë në historinë e shkollës nuk na ka ndodhur që të kemi probleme të kësaj natyre si rasti në fjalë, pasi që ka pasur koordinim dhe bashkëpunim të jashtëzakonshëm në mes të stafit menaxherial, Këshillit Drejtues të Shkollës dhe trekëndëshit didaktik. Është e dokumentuar përmes arritjeve dhe sukseseve të shumta se shkolla “Jeronim de Rada” është shkollë elitare, dhe pikërisht për shkak të rregullave brenda saj, fluksi për regjistrimin e fëmijëve në këtë shkollë është në nivelin kulminant që nga themelimi i saj. Arritjet dhe sukseset e kësaj shkolle janë të vulosura në secilën pëllëmbë të saj, qoftë në infrastrukturë, në inventar, cilësi mësimore dhe vetëm falë punës dhe rregullit që mbizotëron në këtë shkollë, po arrihet që të mbahen me të njejtin intenzitet edhe sot e kësaj dite. Andaj, e gjithë kjo përpjekje për të zbehur, baltosur, denigruar imazhin tim si drejtoreshë e shkollës dhe shkollën në përgjithësi, nuk është asgjë tjetër veçse një përpjekje me prapavija tendencioze, të cilat me kohën do të kuptohen! Sido që të jetë, rasti në fjalë le të shërbejë për ne si Drejtori e Shkollës dhe për të gjithë shkollën pa dallim, gjithmonë si nxitje dhe përpjekje për përditësime të nevojshme pozitive për aspektet e zhvillimit pedagogjik, në mënyrë që përpjekja jonë të jetë përsosje shoqërore kundrejt kërkesave aktuale.
Read more
';