Details

Nxënësit e shkollës sonë më të suksesshmit në garat e Matematikës

Nxënësit e shkollës “Jeronim de Rada” më të suksesshmit në garën e matematikës

Në garën e matematicientëve të rinjë e cila u mbajt të shtunën në nivel komunal, nxënësit e ShFMU “Jeronim de Rada” arritën rezultate të shkëlqyera në mesin e shumë nxënësve garues.
Nxënësi i klasës së IX -2 Euron Bytyqi ka marrë vendin e parë në kuadër të klasëve të IX-ta.
Nxënësi i klasës VIII-1 Ledri Nuha ka marrë vendin e dytë në këtë kategori.
Dhe nxënësja Lira Zhinipotoku nga klasa VII-1 ka marrë vendin e tretë ne mesin e nxënësve të klasëve të VII-ta.

Ky sukses ka gëzuar drejtorinë, mësimdhënësit dhe të gjithë nxënësit e shkollës edhe për faktin se jemi shkolla me rezultatet më të mira në kuadër të këtyre garave të matematikës.

 

';