Details

Shkolla “Jeronim de Rada” triumfuese në garat e ping-pongut

 Shkolla “Jeronim de Rada” triumfuese në garat e ping-pongut

Dy vendet e para në kategorinë e djemëve dhe vajzave në garën e ping-pongut në Ferizaj i kanë fituar nxënësit e shkollës “Jeronim de Rada”. Gara është organizuar nga Shoqata e Pedagogëve të Kulturës Fizike dhe Sportit Shkollor ku konkurenca ishte mjaft e ngushtë.
Talentët triumfues në ping-pong i ka uruar Drejtoria e Shkollës duke u uruar suksese edhe më tutje, ndërkaq është theksuar se vendet e para nga nxënësit tanë, tashmë janë bërë traditë e shkollës.
Nxënësit pjesmarrës që fituan vendet e para janë:
Ajola Behluli, Maxhira Sojeva, Sara Behluli në konkurencën e vajzave, kurse nga djemtë: Albes Behluli, Mars Rexhepi dhe Olt Behluli.

';