Details

Organizohet "Ekspozita ime" nga aktivi i klaseve te IV-ta

 “Ekspozita ime” zbukuron këndet e shkollës “Jeronim de Rada”.

Qindra duar të vogla të nxënësve të klasëve të IV-ta janë angazhuar për ta krijuar këtë ekspozitë të bukur në këndin e hyrjes së shkollës “Jeronim de Rada”. Në kuadër të lëndës Shkathtësi për jetë tek njësia -Ne qepim, thurim dhe qëndisim, këto mendje të vogla kreative kanë krijuar mrekullitë e tyre dhe të gjitha punimet bashkë i kanë dhënë ngjyra të bukura këto ditë shkollës sonë. Mësueset bashkë me nxënësit thonë se aktivitetet e tilla kreative do të jenë më të shpeshta.

';