Details

Vizitat e nxënësve të organizuar për nder të Ditës së Flamurit

 Festa e 28 Nëntorit ka vazhduar në shkollën tonë
Për këtë festë madhështore shkolla jonë ka vizituar Teatrin Adriana në Ferizaj me një grup të nxënësve dhe arsimtarëve të lëndës së Gjuhës shqipe ku i priti me shumë rrespekt drejtori i kësaj qendre z. Fatmir Hyseni cili i njoftoi nxënësit për punën dhe angazhimet në teatër.
Z. Hyseni iu përgjigj edhe disa pyetjeve të bëra nga nxënësit , ku shtohej kurreshtja për njohuri edhe më të shumta për teatrin.

 Në takimet për nder të festës së Nëntorit ,shkolla jonë vizitoi edhe Qendrën e Muzeut në Ferizaj ku u pritën nga drejtori i kësaj qendre z. Ilir Bytyqi
Gjatë kësaj vizite nxënësit i njoftonte z. Ilir për historinë , traditën dhe kulturën e popullit tonë përmes fotografive ,veshjeve e materialeve që ishin në këtë muze e të cilat ishin shumë interesante për nxënësit.
Nxënësit u ndanë shumë të kënaqur gjatë kësaj vizite.

 

';