Përmbyllja

SHFMU “Jeronim de Rada” e ka përmbyllur suksesshëm vitin shkollor

Me angazhim të jashtëzakonshëm, përgjegjësi të lartë dhe punë të dobishme nga ana e Drejtorisë së shkollës, mësimdhënësve, prindërve dhe stafit tjetër mbështetës, kemi arritur të përmbyllim me sukses këtë vit shkollor. Vatra jonë e diturisë, çdo ditë e më shumë, po shndërrohet në një lider të pamohueshëm ndër institucionet arsimore, duke na dhënë motivim të vazhdueshëm për arritje edhe më të larta.Pjesëmarrja e nxënësve tanë në gara të ndryshme, aktivitete sportive dhe grupe debati është një dëshmi e qartë e përkushtimit tonë të palëkundur në shkollën “Jeronim de Rada”.

Sukseset e njëpasnjëshme, medaljet e shumta dhe triumfet e nxënësve tanë në çdo arenë, janë prova të punës tonë të palodhur dhe përkushtimit maksimal.Në përfundim të vitit shkollor, nxënësit e klasave të pesta na kanë dhuruar një program të jashtëzakonshëm, plot me imazhe shembullore që tregojnë se si ruhen dhe çmohen vlerat atdhetare në çdo kohë.

Në videon në vijim do të mund të shihni këtë program të bukur që do të mbetet një kujtim i paharrueshëm për të gjithë. 

';